Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Bernard Hulme, ka folur haptazi për orientimin e tij seksual gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ai ka rrëfyer detaje edhe për partnerin e tij, Enam, i cili me origjinë nuk është shqiptar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Weekend” në Klan Kosova, ata kanë shkëmbyer puthje në buzë.
Ish-konkurrenti theksoi se kjo është puthja e tyre e parë publike në këtë lloj mënyre.
Sa ishte në BBVA, Bernardi tha se në moshën 37 vjeçare e kuptoi që ishte një mashkull homoseksual