Luana Vjollca, prej vitesh e komentuar në media për lidhjen e saj me Krenar Qoqajn, tashmë i ka ndarë përfundimisht rrugët me të që prej disa muajsh, transmeton Demos.
Sipas “Prive”, moderatorja dhe këngëtarja ka filluar një njohje të re. Burime pranë saj bëjnë të ditur se ajo është në një lidhje me biznesmenin e njohur nga Tirana, Drilon Xhepa.
Disa foto të publikuara nga Parisi tregojnë se dyshja kanë qenë në të njëjtin vend, në të njëjtën ditë, madje duke pozuar në të njëjtin ballkon, çka ka shtuar spekulimet mbi një romancë të mundshme mes tyre.