Ligji për Qeverinë, ku mes tjerash thuhet se kryeministri dhe ministrat duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve ka përplasur deputeten e LDK-së, Hymete Bajrami dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Pas një reagimi të kësaj të pares, Haxhiu doli me një status, duke e akuzuar Bajramin se “po i ngatërron gjërat”.
“Hykmete, mos i ngatërro gjërat si zakonisht. Shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara dhe të ndryshme. Nesër mund të bëhet shpallja e rezultateve, jo certifikimi” – shkroi Haxhiu.
Bajrami më pas i ka komentuar Haxhiut, e cila i tha “naten e mirë” pas replikave në disa komente.
Ndërkohë, vërehet se deputetja e LDK-së ka marrë mbi një mijë pëlqime në koment, më shumë se sa mbi 900 në status sa i ka Haxhiu.