Mark Carney u betua si kryeministër i ri i Kanadasë, në një ceremoni në kryeqytetin e vendit.
Në sallën Rideau të Otavës, ai u betua për besnikëri ndaj mbretit Charles III, si edhe trashëgimtarëve dhe pasardhësve të tij.
Duke folur shkurtimisht me gazetarët teksa mbërriti, Carney tha për qeverinë e tij se: “Do të nisin punën menjëherë”.
Burimet thonë se Carney do të shkojë në Evropë në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit si kryeministër javën e ardhshme, në vend të SHBA-së siç është zakon, raporton BBC-i, transmeton Klan Kosova. Kjo vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur tarifa gjithëpërfshirëse në të dyja anët e Atlantikut.
Këtë mëngjes, Justin Trudeau, dorëzoi zyrtarisht dorëheqjen e tij dhe falënderoi kanadezët “që i besuan dhe që e sfiduan