Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Dhimbja do të na përcjellë gjatë” – Kryetari Rahimaj reagon pas humbjes tragjike të dy studenteve

    14/03/2025 16:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kamenica është zgjuar sot me një lajm tronditës ku dy studente shembullore, Arbnora Basha dhe Antiana Thaçi, kanë humbur jetën tragjikisht, ndërsa Arlinda Basha po lufton për jetën në gjendje kritike.

    Lajmin e kobshëm e ka ndarë kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjet e vajzave.

    “Ndërsa të gjithë ne po lutemi që Arlinda të gjejë forcë për të tejkaluar gjendjen kritike të saj. Lutjet tona janë që ajo të kthehet pranë familjes dhe shoqërisë sa më parë,” shkruan Rahimaj në reagimin e tij.

    Postimi i plotë: 

    Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë, të gjithë neve

    Kamenica sot është tronditur me lajmin e kobshëm që dy vajzat dhe studentet tona shembullore Arbnora Basha dhe Antiana Thaçi u ndanë nga ne, ndërsa Arlinda Basha po lufton me gjendjen e saj kritike. 

    Ndërsa të gjithë ne po lutemi që Arlinda, të gjejë forcë për të tejkaluar gjendjen kritike të saj. Lutjet tona janë që ajo të kthehet pranë familjes dhe shoqërisë sa më parë. 

    Për të gjithë ne që kemi pas rastin t’i njohim, ato ishin vajza shembullore, studente të dalluara dhe me vullnet dhe dëshirë për të ardhmen. 

    Ngushëllimet më të sinqerta familjes Basha dhe Thaçi, për humbjen e paritur të më të dashurave të tyre. Bashkëndjejmë dhimbjen me Ju! 

    Qoftë i lehtë dheu dhe u prehshin në paqe!

    Artikuj të ngjashëm

    Varroset 27 vjeçari që vdiq në Lipjan

    Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete

    “Është e papranushme dhųna nga shteti”, flet vëllai i Agon Zejnullahut që vdìq pas arręstimit në Lipjan

    Të Fundit

    Varroset 27 vjeçari që vdiq në Lipjan

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në një barnatore në Graçanicë

    BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

    Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.