Një aksident trafiku ka ndodhur në mesditën e sotme, në mes dy automjeteve në fshatin Strellc të Deçanit, ku mbetën të lënduar katër persona.
Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e aksidentit”, tha tutje Gashi.