Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1 mijë e 631 fletëvotimeve të votimit me postë që ishin shpallur të pavlefshme.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së ky institucion ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Lëvizja Vetëvendojse, ka kërkuar nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa që të anulojë rezultatet e votimit me postë dhe të urdhërojë Komisionin Qendror Zgjedhore që të përsërisë votimin, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga PZAP-ja.
Nga ajo se si ka shkuar procesi i numërimit të votave deri tani duket se certifikimi i rezultateve është ende larg.
Në lidhje me këtë çështje dhe formimin e mundshëm të Qeverisë ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike në vend, Avni Arifi.
Arifi tha se LVV-ja po bën gjithçka për t’a zvarritur rezultatin.
Ai tha se nëse ky subjekt politik do t’i kishte mbi 55 deputetë të zgjedhur që tani do ta kishim qeverinë e re në detyrë.
“Natyrisht se LVV-ja po ben gjithçka për të zvarritur rezultatin. Po ti kshte VV-ja mbi 55 deputet të zgjedhur ne qysh tash do të kishim Qeverinë e re ne detyrë” tha Arifi.
Arifi tutje u shpreh se është e vështirë të parashikohet se si do të jetë koalicioni i ardhshëm qeverisës por se sipas tij ‘e vetmja shpresë e VV-së është trafikimi i deputeteve’
“Eshtë veshtirë të prognozohet koalicioni duke pas parasysh se e vetmja shprese e VV-së është trafikimi i deputeteve kurse partitë opozitare të pakten në ketë faze më shumë janë te fokusuara ne interesa partiake” tha Arifi.