Arsenal ka kaluar pa asnjë problem në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
”Topçinjët” barazuan sonte 2-2 me PSV-në, në ”Emirates Stadium”, por kaluan tutje falë fitores bindëse në ndeshjen e parë, me rezultat 7-1.
Oleksandr Zinchenko i dha epërsinë Arsenalit në minutën e 6-të.
Ivan Perisic barazoi shifrat në minutën e 18-të, derisa Daclan Rice edergoi skuadrën londineze në pushim me epërsi, pasi shënoi golin e dytë, në minutën e 37-të.
PSV barazoi edhe njëherë rezultatin, me golin e Couhaib Driouech, në minutën e 70-të.
Arseanli në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, e pret fituesin e ndeshjes mes Atletiko Madridit dhe Real Madridit, e cila ka shkuar në extra-time