27 vjet më parë, në një fotografi, Asllan Bajrami dhe Bekim Shyti, Besa Çeku dhe luftëtar i orëve të para të UÇK-së.
Bekimi kishte dërguar në Televizionin Shqiptar në Tiranë një koleksion fotografish të shkrepura prej tij menjëherë pas sulmit të forcave policore e ushtarake serbe në Prekaz, ku mbetën të vrarë dhe të masakruar 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë komandantin legjendar Adem Jashari, shkruan Jepi zë
Fotografitë e Bekim Shytit, të transmetuara në Televizionin Shqiptar, u morën dhe u publikuan në mediat më prestigjioze ndërkombëtare.
Falë këtyre pamjeve, si dhe atyre të reporterëve të luftës që raportonin për Televizionin Shqiptar, bota filloi të merrte një pasqyrë të qartë dhe të vërtetë për ngjarjet në Kosovë, duke dhënë një jehonë të fuqishme për luftën e drejtë të UÇK-së./ Jepi zë