Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së dytë mes Atletico Madridit dhe Real Madridit që po luhet në 1/8 finales në Ligën e Kampionëve.
Fillimisht, Los Cholchoneros e nisën shumë mirë ndeshje, duke shënuar pas vetëm 27 sekondash.
Ishte Rodrigo de Paul, ai që e gjeti Conor Gallagherin brenda zonës së Los Blancos, me anglezin që realizoi për 1-0.
Ndeshja shkoi në një ritëm më të lartë, me dy skuadrat që po luajnë për çdo top.
Por, në minutën e 20-të, djali i trajnerit Diego Simeone mund të ishte shkaktari për barazimin e shifrave.
Nga një harkim prej Vinicius Junior, topi u ndal nga dora e Giulianos, mirëpo gjyqtari Szymon Marciniak në bashkëpunim me VAR-in sinjalizoi se nuk kishte të bënte me penallti.
Pesë minuta më vonë, Julian Alvarez testoi Thibaut Courtoisin, por belgu ishte shumë i vëmendshëm.
Loja vazhdoi me ritëm të lartë, por që faza defanzive e të dyja ekipeve nuk lejonin shumë hapësira.
Në 45 minutat e dytë me shumë gjasë do të ketë së paku një gol, duke parë urinë e dy skuadrave për të kaluar në çerekfinale