Bekim Kabashi ka thënë se presidentja Vjosa Osmani do të duhej ta shkarkonte anëtarin e Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi i cili me gjuhë shumë të ashpër sulmoi mediat.
Ai në emisionin Debat Plus, tha se presidenten e obligon ligji që ta shkarkojë Kurteshin, sepse është sjellje e patolerueshme.
“ Është e rëndësishme që me këtë anëtarë të KQZ-së, pa emër të përvecëm, sepse nuk ka intereson emri, edhe pse në këtë rast është person politik ish dashtë të merren institucionet. Ka institucione që legjislatura e Kosovës i ka përcaktu që i rregullojnë këto, është Presidenti institucion shumë I rëndësishëm në këto raste. Ligji për mandatin e anëtarëve të KQZ-së e përcakton qartë në këto raste, neni 61, pika pesë thotë: Mandati i kryesuesit të KQZ ose cilitdo anëtarë të saj mund të ndërpritet përmes dorëheqjes ose nga presidenti i Kosovës me efket të menjëhershëm në rretnanat e mëposhtme. Pika d: Anëtari sillet ose vepron në atë mënyrë e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së. Unë mendoj që sjellje më të rëndë se kjo e Sami Kurteshit sot nuk ka ndodh në Kosovë. DO të duhej të reagonte presidentja e Kosovës dhe ta shkarkonte sepse është sjellje e patolerueshme.”, tha Kabashi.