Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një konferencë për media, dha detaje edhe për fabrikën e municionit.
Ai ka thënë se opsioni më i mundshëm është që fabrika e municionit të ndërtohet në pjesën perëndimore të Kosovës.
“Për fabrikën e municionit ne po vazhdojmë që të vlerësojmë pozicionimin e kësaj fabrike. Normalisht që për ne është e rëndësishme që të ndërtohet në një vend të sigurt, jashtë rrezes së veprimit të rrezikut që mund të vijë për këtë fabrikë dhe më e mundshmja është që do të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit tonë”, tha Maqedonci.