Të mërkurën, ka reaguar Kremlini duke thënë se janë duke pritur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i informojnë mbi propozimet e diskutuara me Ukrainën, të martën në Arabinë Saudite.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska nuk përjashtoi një telefonatë “të nivelit të lartë” me SHBA-në. Tutje, ai shton “ne supozojmë se sekretari i shtetit [Marco] Rubio dhe këshilltari [i sigurisë kombëtare] [Michael] Waltz përmes kanaleve të ndryshme në ditët në vijim do të na informojnë mbi negociatat që u zhvilluan dhe mirëkuptimet e arritura”.
Madje, ata thonë se ushtria ruse po bënte përparim në përpjekjen e saj për të dëbuar trupat ukrainase nga rajoni kufitar Kursk, raportoi Reuters.
“Informacioni i dhënë nga ushtria jonë tregon se trupat tona po përparojnë me sukses në rajonin e Kurskut, duke çliruar zonat që ishin nën kontrollin e militantëve. Dinamika është e mirë,” tha Dmitry Peskov.