Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.
Kryeministri Kurti, tha se me këtë marrëveshje Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëri strategjike si dhe ngritje e kapaciteteve strategjike ushtarake.
“Ministria e Mbrojtjes mbi bazën e planifikimeve dhe strategjive afatgjata në koordinim me SHBA-në ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes kornizë. Me këtë marrëveshje Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëri strategjike si dhe ngritje e kapaciteteve strategjike ushtarake”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.