Endrit Ismajlit, një djalë i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë në moshën 34 vjeçare.
Endriti ishte një person shembullor, i njohur për punën e tij të palodhur dhe dedikimin në çdo fushë të jetës. Ai u bë i njohur për shumë vite si teknik i rrjetit, një profesion që e kryente me përkushtim dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme.
Endriti ishte gjithashtu një djalë i dashur për familjen, miqtë dhe kolegët e tij, njihej për gatishmërinë për të ndihmuar të tjerët dhe energjinë pozitive që shprehte gjithmonë.
Varrimi i tij u bë sot pas Namazit të Ikindisë, në varrezat e qytetit të tij, ku familja, miqtë dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit. / Jepi zë