Policia e Ferizajt, brenda shtatë ditëve ka shqiptuar 1 mijë e 455 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 10 patentë-shoferë janë pezulluar për shkelje të rënda në trafik.
Po ashtu, janë regjistruar 29 aksidente, prej të cilave 12 aksidente me lëndime, ku 15 persona kanë mbetur të plagosur, dhe në mesin e tyre, 17 aksidente me dëme materiale.
Policia apelon për kujdes të shtuar në rrugë dhe respektim të rregullave të komunikacionit, për të shmangur pasojat e rënda që sjellin aksidentet dhe shkeljet e trafikut.