Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Si ndryshuan rezultatet e partive politike nga viti 2021?

    08/03/2025 20:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me të nisur fushata zgjedhore, fjalët e zyrtarëve të partisë në pushtet ishin të mëdha, shifrat edhe më të mëdha. Ambicioze!

    VV

    Lëvizja Vetëvendosje caktoi objektivin ambicioz prej 500 mijë votash – një synim që, në teori, mund të dukej i arritshëm për partinë që dikur mobilizonte masat me qindra zotime për ndryshim. Por, në realitetin pas një mandati të plotë, të karakterizuar nga inflacioni që gërryente fuqinë blerëse të qytetarëve, kjo shifër konsiderohej nga opinioni i gjerë publik më shumë si një iluzion politik sesa një prag i prekshëm elektoral.

    Pasi kutitë e votimit u mbyllën dhe numërimi përfundoi, realiteti na dha një panoramë krejt ndryshe: 396 mijë vota për VV-në – një rënie e konsiderueshme në mbështetje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

    Me këtë rezultat, koalicioni Vetëvendosje-Guxo-Alternativa siguroi 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke mbledhur rreth 40 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara.

    Pavarësisht rezultatit, për kryeministrin Albin Kurti, rezultati shënoi një “fitore e padiskutueshme”—një deklaratë që më shumë tingëlloi si një përpjekje për të ruajtur narrativën e suksesit të shumëtrumpetuar qeverisës.

    PDK

    Partia Demokratike e Kosovës u ngjit me rreth 3.46 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2021, duke e çuar numrin e votave totale në mbi 196 mijë dhe duke siguruar 24 ulëse në Kuvend

    Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza, e lexoi atë si një refuzim të qytetarëve ndaj një mandati të dytë të Kurtit. 

    “Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dallime të mëdha. Ata duan pushtet absolut. Nuk kanë as program dhe gjatë fushatës ikën nga ballafaqimi edhe në studiot e debateve”, ka deklaruar Hamza.

    Katër vite më parë, kjo parti shënoi një nga rezultatet më të dobëta, duke marrë vetëm 148 mijë vota.

    LDK

    Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës përjetoi një rilindje elektorale.

    Në vitin 2021, kjo parti kishte marrë vetëm 111 mijë vota, duke shënuar një nga rezultatet më të dobëta në historinë e saj. 

    Katër vite më vonë, LDK u rrit me 5.6 pikë përqindjeje. Kreu i saj, Lumir Abdixhiku, ndonëse pranoi se rezultati nuk ishte ai i dëshiruari, por s’e fshehu entuziazmin për këtë ringritje.

    “Jo, nuk arritëm rezultatin e menduar. Jo, nuk ndryshuam renditjen që dukej se na ishte parapërcaktuar. Për këtë kam marrë përgjegjësinë mbi supe unë! Por, po, jemi rritur! Dhe atë për plot 70 mijë vota! Si kurrë më parë! Për plot 7 deputetë më shumë!” – shkroi ai mes tjerash ditë më parë ë Facebook.

    AAK

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënoi ndoshta rezultatin më të papritshëm në këto zgjedhje.

    AAK, ndonëse mori rreth 66 mijë vota, apo 7.07% të elektoratit – një shifër e përafërt me atë të vitit 2021, këtë herë, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, nuk ishte e vetme në garë por si pjesë e një koalicioni me Nismën. 

    Haradinaj deklaroi pas zgjedhjeve se rezultatin e kanë përjetuar shumë rëndë.

    “Rezultati për mua është zhgënjyes, e kemi përjetu shumë rëndë. Asnjëherë nuk kemi besu që nën 10-12 për qind s’do të jemi. Kemi punu shumë, kanë punuar strukturat, ka qenë një punë e madhe. Tani pse është kështu? Për besë pak vështirë. Mund të thuhet kemi dal shumë përball kësaj qeverie, me një qasje direkte, me siguri edhe kundërgoditjet kanë qenë direkte ndaj nesh”, ka thënë ai në T7.

    Artikuj të ngjashëm

    Çka i tha Abdixhiku-Hotit?- Publikohet mesazhi i plotë

    Nëse jo Kurti, kush do të bëhet kryeministër nga liderët opozitarë? 

    Më së largu deri nesër mund të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.