Fituesi i BBVK3, Drilon Rama, ka folur për çmimin që e mori se ku do ta shpenzojë.
Në Prive Klan Kosova, ai ka deklaruar se një pjesë do ta përdorë për karrierën e tij si boksier dhe më një pjesë tjetër të parave do t’i ndihmojë disa njerëz në nevojë.
“Një pjesë e të hollave do të shkojnë në boks, edhe shumë më shumë pare më duhen për ta arritur qëllimin, nuk është se më kryen ndonjë punë për të përfunduar qëllimin që e kam në boks. Por më ndihmon për të vazhduar me boks derisa të vazhdojnë kontratat dhe sponsorët”.
“Kam me iu ndihmu edhe disa njerëzve që kanë nevojë për pare, e di për disa njerëz do t’i ndihmojë dhe u kam premtuar”, ka thënë Rama