Dy persona përfunduan në prangat e Policisë si të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike, pas një aksioni të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pirzren, ku u sekuestruan mbi 11 kilogramë mariuanë.
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj dy të dyshuarve N.I., dhe E.M.
Dy të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj dy (2) personave të dyshuar: N.I., dhe E.M., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, par.2 lidhur me nenin 275 par.1 pika 1.9 lidhur me nenin 31, gjithashtu i pandehuri N.I., ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, par.2 dhe ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”,thuhet në njoftimin e Prokurorisë