Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar rolin e grave në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), duke theksuar rëndësinë e punës së tyre në mbrojtjen e vendit.
Osmani ka shprehur mirënjohjen për gratë që punojnë në fushën e inteligjencës, duke i quajtur ato “heroina të fshehta” që kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.
Postimi i plotë:
Vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, isha në mesin e heroinave tona të fshehta, grave të fushës së inteligjencës, të cilat në çdo kohë janë aty ku duhet dhe me krenari mbrojnë interesin e Kosovës.
Nga AKI, urime 8 Marsin te gjitha grave të Republikës së Kosovës!