Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, dëshmi e qartë se NATO dëshiron paqe në Ballkan”

    06/03/2025 08:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka konfirmuar se Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do ta vizitojë Kosovën.

    Duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite, Osmani ka nënvizuar se stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e gjithë rajonit.

    Njohës të çështjeve të sigurisë, vlerësojnë se vizita të tilla flasin për vazhdimësi të mbështetjes së NATO-s për Kosovën, ndërsa sipas tyre edhe Kosova duhet ta dëshmojë se vazhdon të jetë partner strategjik i saj por veçanërisht SHBA-ve.

    Zyra e Presidencës, tha se gjatë takimit të presidentes Osmani me komandantin e KFOR-it në Kosovë kanë konstatuar se Evropa është duke u përballur me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike, e cila sipas saj kërkon edhe koordinim të plotë mes partnerëve strategjik.

    “Presidentja Osmani po ashtu theksoi se kontinenti ynë po përballet me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të përhershëm me aleatët tanë. Në takim u diskutua gjithashtu për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në vendin tonë”, tha Presidenca.

    Gjatë vizitës në Kosovë, Rutte do të jetë i shoqëruar nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.

    Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati një vizitë të tillë e cilëson si vazhdimësi e mbështetjes së NATO-s për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, Kastrati thotë se Kosova vizitën duhet ta shfrytëzojë për ta dëshmuar se është në një vijë me interesat e SHBA-së dhe Evropës.

    “NATO me këtë vizitë po jep mesazh se dëshiron që ta vazhdojë paqen në Ballkanin Perëndimor, por Kosova duhet ta shfrytëzoj këtë situatë ta dëshmojë se qëndron në interesat e SHBA-së dhe Evropës se Kosova është një vend që ka të ardhshme të ndritur krah partnerëve”, tha Kastrati.

    Ish-zëvendësministri i brendshëm Valdet Hoxha, vlerëson se marr parasysh që Kosova konsiderohet si një pikë e nxehtë në Ballkan, politikën dhe diplomacinë duhet ta koordinojë me SHBA-të dhe aleatët e tjerë strategjik.

    “Lidershipi ynë duhet të jetë vigjilent sy qelë që çdo vendim të jetë i matur i koordinuar me partnerët strategjik veçanërisht me SHBA-të në mbrojtje te integritetit territorial në mbrotjje te harmonisë perendimore dhe rendit te ri botëror”, tha Hoxha.

    Delegacioni i NATO-s i kryesuar nga sekretari i Përgjithshëm do të vizitojnë edhe misionin e KFOR-it, në Kosovë. Në këtë mision aktualisht janë rreth 4700 ushtarë. Prej tyre kontingjentin më të madh e ka Italia me 1250 pjesëtarë, pasi e ka edhe komandën, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rreth 600 pjesëtarë në këtë mision./RTV21

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhilerët nga Vushtrria me sukses mbyllin Haxhin duke “gjuajtur djallin me gurë”

    Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para gjykatës në Beograd, reagon MPJD

    Sveçla: Veriu i Kosovës tashmë i stabilizuar, ka ndikim pozitiv edhe në sigurinë rajonale

    Të Fundit

    Haxhilerët nga Vushtrria me sukses mbyllin Haxhin duke “gjuajtur djallin me gurë”

    Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para gjykatës në Beograd, reagon MPJD

    Sveçla: Veriu i Kosovës tashmë i stabilizuar, ka ndikim pozitiv edhe në sigurinë rajonale

    Lladrovci: Thaçi me 58 deputetë i krijoi institucionet, Kurti të ndryshojë Haxhiun për kandidate

    Është gjetur një mjet shpërthyes në fshatin Godishnjak të Podujevës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.