Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    E konfirmuar: Kosova u hoq nga agjenda e Komitetit Politik të KiE-së

    05/03/2025 14:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kërkesa e Kosovës për të qenë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u hoq nga rendi i ditës, konfirmoi delegacioni i Kosovës pranë KiE-së.

    Kjo kërkesë ishte në rendin e ditës së takimit të Komitetit, i cili po mbahet në Paris.

    Ariana Musliu Shoshi – pjesë e delegacionit të Kosovës – tha se, me kërkesë të kryetarit të Grupit të Partisë Popullore Evropiane, Pablo Hispan, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës.

    Musliu Shoshi e cilësoi këtë si “një zhvillim të papritur”.

    “Kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”, shkroi ajo në Facebook.

    Më herët, për një gjë të tillë raportoi edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.

    Gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, ajo tha se është njoftuar nga shefja e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bilana Pantiq.

    “Mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Spanja, mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Partia Popullore Evropiane (EPP), të cilët na ofruan mbështetje në mënyrë që ta kishim shumicën për të arritur ta heqim këtë pikë nga rendi i ditës i Komitetit politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, tha Bërnabiq.

    Të pranishëm në takimin e sotëm janë edhe Besnik Tahiri dhe Ariana Musliu Shoshi, anëtarë të delegacionit të Kosovës pranë Këshillit të Evropës. Radio Evropa e Lirë është duke bërë përpjekje t’i kontaktojë ata për një koment.

    Gjithashtu, Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.

    Asambleja Parlamentare mund t’i japë statusin e mysafirit të veçantë parlamenteve kombëtare të vendeve evropiane që nuk janë shtete anëtare, por të cilat kanë aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Anëtarët e delegacionit të mysafirit special mund të ulën në Asamblenë Parlamentare, por nuk kanë të drejtë vote. Ata kanë të drejtë të mbajnë fjalim me leje të presidentit të Asamblesë.

    Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në fillim të vitit 2024, për shkak se u kushtëzua me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    Vitin e kaluar, Serbia kishte formuar grup punues për koordinimin e aktiviteteve të autoriteteve shtetërore kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Këshilli i Evropës është organizatë lidere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Anëtarësimi eventual do t’i ndihmonte Kosovës, mes tjerash, në fushën e sundimit të ligjit, dhe luftimin e korrupsionit.

    Artikuj të ngjashëm

    PORTUGALIA FITON LIGËN E KOMBEVE, PENALLTITË PËRCAKTOJNË GJITHÇKA

    Xhuli: Biletën ma siguroi Armand Duka

    Abdixhiku fton VV-në, PDK-në, AAK-në e NISMA-n për Qeveri të Unitetit: Mund dhe mos të jetë aq keq!

    Të Fundit

    PORTUGALIA FITON LIGËN E KOMBEVE, PENALLTITË PËRCAKTOJNË GJITHÇKA

    Xhuli: Biletën ma siguroi Armand Duka

    Abdixhiku fton VV-në, PDK-në, AAK-në e NISMA-n për Qeveri të Unitetit: Mund dhe mos të jetë aq keq!

    Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor

    Shefi i kufijve amerikan: Dikush do të humbasë jetën nëse dhuna vazhdon në protestat e Los Angeles

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.