Prokruoria Speciale ka lëshuar një reagim pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpërfilli ftesën për intervistim.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se Kurti nuk u paraqit për të dhënë dëshminë e tij përkundër faktit se ishte i obliguar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Aty thuhet se do të ndërmarrin hapat tutje sikurse në të gjitha rastet tjera duke respektuar ligjin në fuqi.
“Prishtinë, 4 mars 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.