Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Daçiq i “mërzitur” pas dënimit të Dodikut, ka disa fjalë

    26/02/2025 19:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dënimi i sotshëm i presidentit të Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirollad Dodik, është cilësuar si “kriza më e madhe që nga përfundimi i luftës” dhe rezultat i “sulmit të përgjithshëm të Sarajevës dhe disa fuqive perëndimore ndaj RS-së” nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, raporton agjencia Beta.

    Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë e dënoi sot Dodikun me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, duke nisur nga dita kur hyn në fuqi vendimi. Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Millosh Llukiq, u liruar nga të gjitha akuzat.


    Të dy ishin të akuzuar për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

    Pak pas marrjes së vendimit për Dodikun, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte thirrur seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

    Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, Daçiq tha se ky organ, me propozim të Vuçiqit, miratoi njëzëri shtatë përfundime, ku, ndër të tjera, dënon vendimin e gjykatës si “jodemokratik dhe të paligjshëm” dhe bën thirrje për respektimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe për ndalimin e “shkatërrimit të mëtejshëm të sistemit” të krijuar nga ky dokument.

    “Këshilli bëri thirrje për qetësi në reagime, sepse kjo është shumë e rëndësishme për momentin në të cilin ndodhemi, për unitet dhe bashkim të gjithë popullit tonë dhe të të gjitha partive politike në Serbi dhe RS. Kishte edhe përfundime të tjera që nuk do t’i përmend, por u shpreh shqetësim i madh për këtë situatë”, tha Daçiq, i cili është edhe sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

    Ai shtoi se në seancë u vlerësua se vendimi kundër presidentit të RS-së është “i drejtuar kundër interesave jetike të popullit serb” dhe se “ndërhyrja e të huajve” ka çuar në krizën aktuale.

    Daçiq edhe konfirmoi se Vuçiqi do të udhëtojë sonte drejt Banja Llukës për të biseduar me Dodikun.

    “Kjo është shumë e rëndësishme. Të gjithëve u është bërë e qartë se Serbia, RS-ja dhe populli serb në tërësi ndodhen në një situatë të vështirë”, tha Daçiq.

    Edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, e quajtin dënimin si “sulm ndaj serbëve dhe Serbisë”.

    Vulin tha se në Serbi aktualisht po tentohet “shkaktimi i një revolucioni me ngjyra dhe destabilizimi i Republikës së Serbisë nga shërbimet perëndimore të inteligjencës” dhe se vendimi ndaj Dodikut është pjesë e “përpjekjeve për destabilizimin e Ballkanit”.

    Ai shtoi se Serbia dhe presidenti serb Vuçiq “do t’i mbrojnë serbët kudo që jetojnë dhe nuk do të lejojnë rrënimin e Republikës Sërpska”.

    Nëse aktgjykimi në të njëjtën formë bëhet i formës së prerë, Dodik, përveçse pushon së qeni president i RS-së, sipas Kodit Penal të Bosnjë dhe Hercegovinës, humb edhe të drejtën për të ushtruar çfarëdo funksioni publik në Bosnjë dhe Hercegovinë për një periudhë prej gjashtë vjetësh. /REL

    Artikuj të ngjashëm

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    “Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

    Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

    Të Fundit

    BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

    Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

    Rohde i shkon Kurtit në zyre, interesohet për konstituimin e Kuvendit – ai ia përmend takimet pas Aktgjykimit

    Aksident trafiku në Prishtinë, nuk dihet për të lënduar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.