Është ndarë nga jeta, kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini, shkruan Gazeta Demos.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e martë) nga ora 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.
Bajram Çerkini ishte baba i djalit të zhdukur e që nga pas lufta edhe zëri i familjarëve të personve të zhdukur.
Anipse në moshë të shtyrë, nuk u ndal asnjëherë së kërkuari drejtësi për këto familje.
Lexo edhe: