Albert Krasniqi në një krahasim të bërë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të viteve 2021 dhe 2025, deklaron se Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rënien më të madhe me -9.4%, pasuar nga AAK-Nisma me humbje prej -2.2%.
Nga ana tjetër, dy partitë opozitare PDK e LDK kanë shënuar rritje, e para me 5.0% dhe e dyta me 4.9%.
Postimi i tij i plotë:
Sipas rezultateve nga vendvotimet në Kosovë për zgjedhjet e vitit 2025, në karahasim me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, LVV ka shënuar rënien më të madhe në përqindje të votave me -9.4%, e ndjekur nga AAK-NISMA me një humbje prej -2.2% (duke i llogaritur së bashku votat e tyre në vitin 2021). Nga ana tjetër, dy partitë politike që kanë shënuar rritje në krahasim me zgjedhjet e mëparshme janë PDK me një rritje prej 5.0% dhe LDK me 4.9%.