Në orët e para të 22 shkurtit, policia në Mitrovicë të Veriut pranoi raportimin për një lëndim të lehtë trupor.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur derisa viktima, shofer taksie, po kryente shërbimin si taksi, u godit me grusht në fytyrë nga i dyshuari, që njëherazi nuk e pagoi shërbimin.
“Lidhur me rastin viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, i dyshuari u largua në drejtim të panjohur, për t’u identifikuar më pas dhe arrestuar nga njësitet policore.
28-vjeçari N.M u dërgua për intervistim, për t’u liruar më pas në procedurë të rregullt.
Rasti u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”