Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    E paparë: Kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

    22/02/2025 11:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    dërsa vendi i Lindjes së Mesme po përpiqet të bëhet një nga destinacionet kryesore turistike në botë, janë zbuluar detaje të “Dream of the Desert” (Ëndrra e Shkretëtirës).

    Si shërbimi i parë hekurudhor “me pesë yje” në rajon, treni do të udhëtojë një distancë prej rreth 780 miljesh (1255 km) përmes Shkretëtirës Arabe, nga Riadi në Al Kurajat, pranë kufirit verior me Jordaninë, shkruajnë mediat e huaja.

    Një bashkëpunim midis Hekurudhave të Arabisë Saudite dhe markës luksoze italiane Arsenale, “Dream of the Desert” do të bëjë udhëtimin inaugurues deri në fund të vitit 2026.

    Dhe ndërsa tarifat ende nuk janë konfirmuar, nuk ka dyshim se ky udhëtim hekurudhor do t’i çojë pasagjerët në lartësi të reja luksi.

    Dizajnet për vagonët janë zbuluar, duke ofruar një vështrim në brendësinë e pasur që pasagjerët do të përjetojnë në bord.

    Siç bëhet e ditur, 14 karrocat e “Dream of the Desert” do të përmbajnë 34 suita luksoze.

    Projektuar nga arkitektja e mirënjohur libaneze Aline Asmar d’Amman, ambientet e brendshme janë frymëzuar nga peizazhet e shkretëtirës përreth dhe arkitektura islame.

    D’Amman, që ka studio në Bejrut dhe Paris, i projektoi zonat e pritjes për t’u ndjerë si “mexhlis” – dhoma ndenjjeje saudite – me dru të gdhendur me dorë dhe modele gjeometrike.

    Pjesë të veçanta arti që tregojnë trashëgiminë dhe kulturën e vendit janë porositur të varen në korridore.

    Dhomat e gjumit përmbajnë llamba të stilit art deco, divane smeraldi dhe mure me panele druri të errët.

    Ndërkohë, menytë që do të prezantojnë kuzhinierët vendas dhe ndërkombëtarë janë aktualisht duke u përpunuar.

    Treni do të nisë udhëtimin e tij dy-ditor në kryeqytetin saudit të Riadit dhe do të vazhdojë për në Al Kurajat, rreth 30 km larg kufirit jordanez – duke kaluar përmes disa vendeve kryesore historike.

    Nuk është e qartë nëse do të zhvillohen ekskursione jashtë trenave, apo sa mund të kushtojnë këto.

    “Dream of the Desert” është një nga disa nisma bashkëkohore të transportit në Arabinë Saudite, pasi vendi synon të tërheqë 150 milionë vizitorë në vit deri në vitin 2030 si pjesë e planit të tij “Vizioni 2030”. /Telegrafi/

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.