Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për gjasat e klubit të tij për titullin kampion dhe “obsesionimin” që ka për t’i sjellur këtë trofe klubit të tij.
Ai ka thënë se është aq i fiksuar për ta bërë realitet këtë, sa po bën gjithçka çfarë mundet.
“Jam i fiksuar të bëj gjithçka që mundem çdo ditë për ta arritur atë. Ky është obsesioni im. Unë jam shumë i fiksuar pas procesit… rezultatin aktual, nuk mund ta kontrolloj”, deklaroi tekniku spanjoll.
Kujtojmë që aktualisht Arsenal ndodhet në vendin e dytë me 8 pikë prapa liderit Liverpool, por londinezët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe potencialisht sot me një fitore ndaj West Ham ata do të shkrinin diferencën në 5 pikë me Të Kuqtë.