Rreth orës 20:00, në lagjën “Dardania” në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave një person ka mbetur i plagosur, raporton GazetaDemos.
Policia menjëherë pas pranimit të informatave për rastin ka dalë në vendngjarje, ku po merren me rastin.
I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor ku po merr trajtimin e nevojshëm.
Rastin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësia e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në lagjen Dardania në Prishtinë.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.
Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo.
GazetaDemos iu sjell pamje nga vendi i ngjarjes: