Ballkani nuk e ka nisur aspak mirë stinorin pranveror në Superligën e Kosovës.
Pasi pësoi humbje nga Gjilani javën e kaluar në udhëtim, sot suharekasit u ndalën me barazim në shtëpi.
Feronikeli 74 arriti të fitojë një pikë, duke barazuar 1:1.
Me këtë barazim, tani Ballkani shkon në kuotën e 37 pikëve, shtatë më pak se Drita që tash e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 shkon në 11 pikë në vendin e fundit, por është shumë larg mbijetesës.