Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kontrolli i përbashkët kufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

    21/02/2025 14:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla, sot kanë bërë inspektim në pikën kufitare “Bllacë” për të parë realizimin e projektit “One Stop Shop”, gjegjësisht kontroll të përbashkët në pikat kufitare.

    Ministrat Toshkovski dhe Sveçla në “Bllacë” u shprehën të kënaqur me realizimin e punimeve, ndërsa thanë se fillimisht ky projekt do të jetë në formë testuese, njofton Telegrafi Maqedoni.

    “Konstatojmë fillimin e periudhës test për ‘One Stop Shop’ për qytetarët tanë. Pajisjet teknike janë instaluar dhe kemi parë se projekti është gati për fazën e testimit. Çdo shtet do ta mbrojë hyrjen e vet”, tha Toshkovski.

    Ndërsa ministri Sveçla theksoi se të dy shtetet duhet ta vazhdojnë komunikimin, në mënyrë që ta rrisin bashkëpunimin.

    “Jam i kënaqur për punimet që janë bërë në këtë pikë kufitare, për zbatimin e marrëveshjes sonë për një kontroll në pikën tonë kufitare. Besoj që komunikimi i vazhdueshëm të jetë edhe në të ardhmen, pasi ngrit raportet në mes vendeve tona. Shpresoj që edhe faza testuese të kalojë dhe e gjitha të zbatohet me sukses.


    “Përgëzoj ministrat për intensifikimin e punimeve për realizimin e këtij projekti që dukshëm do ta lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të të dy vendeve. Ka qenë projekt që është diskutuar në të dy qeveritë”, tha Sveçla.

    I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i cili theksoi se ky projekt është zbatim i marrëveshjes ndërmjet qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdes një shtetase e Maqedonisë së Veriut në Ferizaj

    Grubi thotë se roli i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është i parëndësishëm

    BDI paralajmëron trazira të mundshme në Maqedoninë e Veriut “sipas një skenari rus”

    Të Fundit

    Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas

    Shkak bëhet mosmarrëveshja në komunikacion, një person e sulmon me thikë një tjetër

    Mërgimtarët po vijnë në Kosovë – kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.