Banori i Big Brother VIP Albania, Gjesti ka bërë një veprim që ka shkaktuar emocione, tensione dhe qeshura në shtëpi. Ai i ka përgatitur dy kulaçë, një nga shenjat e tij të veçanta brenda shtëpisë, duke shkruar mbi to mesazhin ironik: “Të do c*ca jote”.
Kjo “dhuratë” ka ardhur si një reagim i tij pas debateve mes Loredanës dhe Eglit, gjatë të cilave këngëtarja i përmendi Eglit ish-partnerin e saj, Olsi Bylykun.
Duket se kjo situatë ka shkaktuar një lloj frustrimi tek Gjesti, i cili ka zgjedhur që përmes humorit të dërgojë një mesazh të koduar.
Pasi ka vendosur kulaçët në dhomën e ndenjës, Loredana e ka kuptuar menjëherë qëndrimin ironik të tij dhe është ngritur për ta ndjekur nëpër shtëpi, duke shkuar deri në dhomën e gjumit për t’i kërkuar llogari.
Megjithatë, gjatë një debati tjetër, Loredana i është kthyer reperit nga Peja, duke e paralajmëruar që nëse ai vazhdon t’ia përmend ish-të dashurin, edhe ajo di t’i përmend atij të kaluarën sentimentale.
“Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të ta përmend Zhanetën”, u shpreh ajo, duke ngatërruar emrin e ish-partneres së tij, Xhenetës.