Dëshmitari Gani Hasani ka përfunduar dëshminë në procesin gjyqësor ndaj Sllogjan Trajkoviqit i cili po akuzohet për krime lufte ndaj popullatës civile, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se Sllagjani e ka rrahur djalin e tij dhe se ai ka qenë asht e lëkurë prej ”burgu”.
Dëshmia e Hasanit:
Ganiu: Djali më ka thanë, Sllagjani më ka marrë ma ka dhanë një grusht, dhe më ka thanë hec prej këtuhit, tani djaliu u shku edhe ma se ka pa Sllagjanin. Djali u kanë asht e lëkurë prej asaj burg a çka mi thanë.
Avokati i Sllagjanit: Si u bëre dëshmitar?
Ganiu: Po më kanë thirrë prej djalit se ata e kanë vetë me konë je kanë, ai i ka thanë me babën e axhallarë e tjerë. Tani organizatat a qysh po i thonë.
Sllagjan Trajkoviq pyet dëshmitarin.
Trajkoviq: Për ngjarjen tek varrezat, ju kam ndihmuar juve dhe dy vëllezërve tuaj, a është e vërtetë?
Dëshmitari Ganiu: Po
Sllagjani: Keni thënë se djali pasi ka dalur nga burgu, se unë njëherë e kam goditur dhe kurrë më se kam pa, a është e vërtetë?
Dëshmitari Gani: Po, ashtu.
Sllagjani: Nëse duart i keni pasur duar prapa, si i keni mbajtur duart dhe letërnjoftimin?
Ganiu: Në mes të gishtave.
Sllagjani: A e dini se djali i juaj ka thanë se djali i Sllagjanit i riu i vogëli më ka goditur?
Ganiu: Jo, këtë nuk e di.
Sllagjani: A e keni parë apo dëgjuar se ju kam ndihmuar edhe vëllezërve dhe njerëzve dhe shqiptarëve të tjerë?
Ganiu: Unë se kam parë se Sllagjani as mua dhe askujt që i ka mëshuar, ka kaluar një kohë e gjatë e kam harruar por askujt si ka thanë po të ndihmojë, por në një mënyrë na ka ndihmuar.
Sllagjani: S’kam ma pyetje.
Gjyqtari: A të ka treguar djali se kush dhe ku ja kanë shkaktuar ato mavijosje?
Ganiu: Në Smrekovnicë, policia por kush saktë se di.
Gjyqtari: A mund të na tregoni se cila ka qenë ndjenja e juaj, atë ditë parakalimi mes policëve në qytet në Vushtrri, në fshat e kur ju kanë grumbulluar?
Ganiu: Kemi pas shqetësim, frikë, kemi qenë pranë vdekjes, kemi pa një njësit me ngjyra të kuqe e bardha, me mitroleza dhe kemi pritur momentin me na ekzekutuar. Por më e rënda për mua ka qenë marrja e djalit, fjaltë e njerëzve se i kanë pushkatuar, jo i kanë çuar në shkritore. Më ka krijuar ankth, jam me tension e me sëmundje.