Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi ka folur sërisht për Loredanën me të cilën krijoi një raport brenda shtëpisë.
Ai tha se ka pakënqësit sa i përekt këtij raporti, për të cilat tha se do të sqarohen.
“Më ka bërë përshtypje sa mirë e ka përballuar Lori e vetme përballë gjithë atyre personave. Tani pa mua më duket lojtare më e zonja, më e lumtur jo. Dua që ta shoh të ecë sa më shumë në këtë rrugëtim”.
“Nuk e shoh shumë të rrezikuar me Livian. E pres kurdo që të dalë ajo, por mendoj që të shtunën nuk është radha e saj. Kam pakënaqësitë e mia që dua t’ia lë sqarimit ballë për ballë me të”.
“Karakteri i saj është për t’u vlerësuar. Vendosmëria. E merr vendimin vetë, pa pasur nevojë të ndikohet. Kundër të gjithëve dhe kundër familjes, ajo zgjedh për veten e saj, kjo më ka bërë përshtypje te karakteri i saj. Është vajzë guximtare me gjërat që do”, tha Jozi.