Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ‘Me plot shpirtë e kam thënë’: Andin Lokaj s’është pishman për deklaratën ‘kryeministri ma hajvan’

    18/02/2025 17:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në orën 12:20 të mesnatës së 10 shkurtit 2025, gjysmë orë pasi rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, po e nxirrnin fituese partinë e Albin Kurtit, ky i fundit do ta ‘festonte’ atë fitore në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, me një fjalim pezmi ndaj opozitës kosovare – përmbajtja e së cilit – kishte edhe këso fjalie: 

    [Albin Kurti ]

    “…Thojshin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se Bruto Produkti vendor – çfarë hajvanash! Ose, jepshin premtime për koeficinent, ma shumë se në programin e tyne – çfarë hajvanash. Po ka kalu koha e hajvanatit…” 

    Fiks një javë më vonë, komenantatori më i njohur kosovar i futbollit, Andin Lokaj, në një transmetim të ndeshjes Inter-Juventus, do ta ‘përshëndeste kryeministrin me të njëjtën monedhë’ – në atë që ai më vonë do ta quante si ‘protestë kundër autokracisë’.

    [Andin Lokaj]

    Veç një dëshirë e kam sonte, e dëshira ime më e madhe është që kryeministri jonë aktual që është ma hajvani në histori të njerëzimit të mos më dëgjojë sonte, se me ditë që ai më dëgjon sonte, unë qitash e nali komentimin edhe iki te shpia. Kryeministri ma hajvan n’histori…e tash vazhdojmë. 

    Por, Lokaj nuk do ta vazhdonte atë natë komentimin e ndeshjes, pasi në pjesën e dytë, kompania ArtMotion do të njoftonte suspendimin e tij. 

    Me Lokajn e suspenduar tashmë, vëmendja e opinionit publik – në shkallë të gjërë natën e 16 shkurtit ishte zhvendosur te togfjalëshi i njohur: ‘liria e shprehjes’.

    A ishte cenuar kjo e shenjtë – në ato momente kur goja e Lokajt nxori ato fjalë? 

    Po në rastin e Albin Kurtit? 

    Ose, pse si rrallëherë në diskutimin e së shenjtës ‘liria e shprehjës’ – një qytetar i lirë i këtij vendi, që profesion e ka komentimin e ndeshjeve sportive dhe protestoi në ‘artin’ e tij – (ashtu siç ka ndodhur shpesh nëpër dynja) – u “mor peng” nga një pjesë e shoqërisë për ta gjykuar në ‘blasfeminë’ e tij përballë politikanit që votuesit e vetë e quajnë ‘Baba’. 

    Në një intervistë me Burim Pacollin, Andin Lokaj thotë se ato që i tha, i tha ‘me gjithë shpirtë’.

    Artikuj të ngjashëm

    E quajti “hajvan” Kurtin, merret vendimi ndaj komentatorit Lokaj

    Andin Lokaj e akuzon Kurtin për ‘burgosjen’ e Agim Ademit: Ti je Paja Patak

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.