Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    I dyshuari për sulmin vdekjeprurës në Austri kishte “motive ekstremiste islamike”, thonë autoritetet

    16/02/2025 15:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Autoritetet austriake kanë thënë të dielën se burri i dyshuar për vrasjen e një djali 14-vjeçar dhe plagosjen e pesë njerëzve të tjerë një ditë më herët, ishte i nxitur nga “terrorizmi islamik”.

    I dyshuari, një sirian 23-vjeçar, u arrestua pasi e kreu sulmin me thikë në pikë të ditës në qytetin jugor Fillak.

    Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, tha të dielën se ndjeu “zemërim ndaj sulmuesit islamist, i cili i theri me thikë njerëzit e pafajshëm këtu, në këtë qytet”.

    Karner tha për gazetarë në Fillak se sulmuesi kishte lidhje me grupin Shteti Islamik dhe se ishte radikalizuar në internet brenda një kohë shumë të shkurtër.

    Guvernatori i landit, Peter Kaiser, e falënderoi një burrë 42-vjeçar, i cili është sirian gjithashtu, për parandalimin e përkeqësimit të situatës pasi ai e ndali të dyshuarin gjatë sulmit.

    “Kjo tregon se sa ngushtë mund të bashkohen e keqja terroriste dhe mirësia njerëzore brenda të së njëjtës kombësi”, tha ai.

    Ky është sulmi i dytë vdekjeprurës xhihadist në Austri në vitet e fundit. Në nëntor të vitit 2020, një burrë, i cili më parë kishte tentuar t’i bashkohej grupit Shteti Islamik, e kreu një sulm të përgjakshëm në Vjenë, i armatosur me pushkë automatike dhe jelek të rrejshëm shpërthyes, duke i vrarë katër njerëz, para se të qëllohej për vdekje nga policia.

    Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, e quajti “të tmerrshëm” sulmin e së shtunës.

    “Asnjë fjalë nuk mund ta zhbëjë vuajtjen, tmerrin dhe frikën. Bashkëndiejmë me familjen e viktimës së ndjerë dhe me familjet e të plagosurve”, shkroi ai në X.

    Komuniteti i Sirisë së Lirë në Austri u distancua nga sulmi dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

    “Të gjithë ne u detyruam të largoheshim nga Siria, vendi ynë, sepse nuk ishim më të sigurt atje – askush nuk e la vendin e vet me dëshirë. Jemi mirënjohës që kemi gjetur strehim dhe mbrojtje në Austri”, tha ky komunitet në një komunikatë në Facebook.

    “Duam të theksojmë: Kushdo që shkakton përçarje dhe prish paqen e shoqërisë nuk përfaqëson sirianët që kanë kërkuar dhe kanë gjetur mbrojtje këtu”, thuhet tutje në njoftim.

    Fillaku, qytet i njohur turistik pranë kufijve me Italinë dhe Slloveninë, njihet për atmosferën e tij të qetë, e cila ndërthur traditat mesdhetare dhe alpine.

    Artikuj të ngjashëm

    Nga fiskalizimi tek urat: Vendimet e Qeverisë në detyrë vihen në pikëpyetje

    Arrestohen 4 persona për zjarrvënie nëpër ara me grurë dhe shtëpi në Pejë

    Urologu në QKUK sulmon kolegun e tij, shtyhen për pacientë

    Të Fundit

    Nga fiskalizimi tek urat: Vendimet e Qeverisë në detyrë vihen në pikëpyetje

    Arrestohen 4 persona për zjarrvënie nëpër ara me grurë dhe shtëpi në Pejë

    Urologu në QKUK sulmon kolegun e tij, shtyhen për pacientë

    Armend Muja sulmon gjyqtarët, PDK-në e LDK-në: Ka koordinim dhe orkestrim politik për arrestimin e ministrave tanë

    “Bio Mulaku” – Aktakuzë ndaj dy personave, pranojnë fajin dhe pajtohen të paguajnë gjobë 70 mijë euro

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.