Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për t’i dhënë lamturmirën e fundit profesorit dhe poetit të njohur, Muhamet Kërveshi.
Në një postim në Facebook të AAK-së thuhet se Haradinaj ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” post mortem për Kërveshin.
“Kryetari Ramush Haradinaj, në Pejë ka marrë pjesë në lamtumirën e fundit për Prof. Muhamet Kërveshin, poet i njohur dhe profesor për dekada në Fakultetin Filologjik në UP Hasan Prishtina”.
“Me këtë rast, ai ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” post mortem për Prof. Kërveshin.”