Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Publikohet lista e basketbollistëve të përzgjedhur për dy ndeshjet e Dardanëve në muajin shkurt

    15/02/2025 17:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet ka shpallur listën e gjerë për dy ndeshjet e Dardanëve në muajin shkurt, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

    Në listën e gjerë do të jenë 14 basketbollistë, derisa Erjon Kastrati do të mungojë për shkak të lëndimit.

    Divine Myles rikthehet te Dardanët pas formës së mirë që po e tregon në Poloni, e po ashtu rikthehen nga lëndimet edhe Drilon Hajrizi, Valon Bunjaku dhe Musab Mala, që munguan në grumbullimin e fundit.

    Kosova më 20 shkurt përballet me Azerbajxhanin dhe 23 shkurt me Zvicrën në parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.

    Të dy ndeshjet zhvillohen në Prishtinë, ku Dardanët më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen nga tifozët.

    Dardanët kanë një fitore dhe tri humbje në katër ndeshjet e Grupit A.

    Vendi i parë kualifikohet në fazën e ardhshme, ashtu si edhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

    Grumbullimi i parë i Kosovës do të jetë të dielën në mbrëmje në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për të vazhduar më pas me stërvitje intensive nga dita e hënë.

    Lista e gjerë e Kosovës

    Divine Myles (Twarde Pierniki Toruń)

    Valon Bunjaku (Bashkimi)

    Jon Ismajli (Sigal Prishtina)

    Dardan Berisha (Peja)

    Mikaile Tmusiq (Trepça)

    Musab Mala (Bora)

    Meriton Ismaili (Bashkimi)

    Arian Qallaku (Golden Eagle Ylli)

    Drilon Hajrizi (Trepça)

    Rron Ukaj (Peja)

    Muhamedali Janjeva (Sigal Prishtina)

    Dardan Kapiti (Trepça)

    Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli)

    Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli)

    Përzgjedhës: Jean-Denys Choulet

    Ndihmëstrajnerë: Bujar Loci, Andin Rashica

    Artikuj të ngjashëm

    Spektakël i garantuar, Trepça dhe Sigal Prishtina përballen sonte në ‘Play off’

    KB Peja mposht Yllin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Play Offit

    U lëndua në ndeshjen Kosova – Zvicra, Gëzim Morina i mungon Yllit për tetë javë

    Të Fundit

    U fut në turmë dhe i bëri protestuesit të besojnë se është me ta, polici serb në Beograd luajti rolin për t’i futur në kurth

    Varri i Leze Qenës në gjendje të mjerueshme – pa emër dhe i lënë në harresë

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.