Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Pas katër vitesh, Mali i Zi dërgon ambasador në Kosovë

    12/02/2025 17:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në seancën e 12 shkurtit, Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi ka përkrahur propozimin e Qeverisë për emërimin e Bernard Çobajt për ambasador në Kosovë.

    Veç tij, edhe Nebojsha Gjokoviq është emëruar për ambasador në Serbi.

    Kjo do të plotësojë pozitat ambasadore në Prishtinë dhe Beograd dhe pas katër vitesh.

    Në vitin 2020, ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, i skadoi mandati për shkak se e kishte mbërritur moshën e pensionimit. Po në atë vit, edhe ambasadori në Beograd, Tarzan Millosheviq, u shkarkua pas ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi. Ai ishte anëtar i Partisë Demokratike të Socialistëve në atë kohë në pushtet të ish-presidentit Millo Gjukanoviq.

    Për dallim nga Gjokoviq, i cili u votua në mënyrë unanime, Çobaj nuk u votua nga deputetët e partive pro-serbe që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Ambasadori i ardhshëm i Malit të Zi në Kosovë deri vonë ishte i ngarkuar me punë në ambasadën në Prishtinë.

    “Ambasada e Malit të Zi njihet si një nga ambasadat më të dukshme në Kosovë. Këtë ia detyrojmë më së shumti diplomacisë kulturore”, tha Çobaj.

    Ai i cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si marrëdhënie të mira fqinjësore të orientuara drejt një të ardhmeje evropiane.

    Para se të hynte në diplomacinë malazeze, Çobaj punoi për vite me radhë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë.

    Ai nuk është anëtar i asnjë partie.

    Procedura e përzgjedhjes së ambasadorit

    Ligji për Punë të Jashtme parasheh që propozimin për emërimin e ambasadorit e bën Qeveria, me propozim të shefit të diplomacisë malazeze.

    Pas arritjes së marrëveshjes së shtetit pritës dhe mendimit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të Malit të Zi, Presidenti i Shtetit emëron ambasadorin me dekret.

    Në rastin e Gjokoviqit dhe Çobajt, mbetet vetëm që presidenti malazez, Jakov Millatoviq, të nxjerrë dekret për emërimin e tyre. /REL

    Artikuj të ngjashëm

    Presidenti malazez kundër Marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe

    Mali i Zi s’u ftua në Aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

    Edhe në Mal të Zi qytetarët bojkotojnë marketet, shkak çmimet e larta

    Të Fundit

    KEDS del me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Lladrovci: S’ka bir nëne që më heq nga PDK-ja

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.