Një vrasje ka ndodhur para pak çastesh në Skenderaj, shkruan GazetaDemos.
Rasti ka ndodhur brenda lokalit “Boss Bar”, teksa po raportohet se viktima është i moshës 42-vjeç, ndërsa dorasi mbi 60-vjeç.
Burimet e Gazetës Demos kanë bërë të ditur se dorasi dhe viktima janë nga i njëjti fshat.
GazetaDemos ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve rreth rastit.