Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.14 për qind të votave pas numërimit të 95.070 për qind të votave, apo 2 mijë e 424 kutive nga 2 mijë e 533 kuti sa janë gjithësej, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 15:49.
Aktualisht edhe 109 vendvotime s’janë numëruar ende.
Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.34%, LDK e treta me 17.74 %, kurse AAK 7.44%.
Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.29%.