Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.14 për qind të votave pas numërimit të 94.04 për qind të votave, apo 2 mijë e 382 kutive nga 2 mijë e 533 kuti sa janë gjithësej, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 15:04.
Aktualisht edhe 151 vendvotime s’janë numëruar ende.
Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.42%, LDK e treta me 17.66%, kurse AAK 7.48%.
Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.29%.