Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e votave në kuadër të zgjedhjeve parlamentare për Komunën e Junikut dhe Malishevës.
Koalicioni AAK-NISMA renditet e para me 37.27% të votave, e dyta LDK me 28.96% të votave, e treta VV me 24.03% të votave, shkruan Reporteri.net.
E katërta në Junik është PDK me 8.08%, kurse Koalicioni për Familje e pesta me 0.69% të votave.
.
Edhe në komunën e Malishevës ka fituar koalicioni AAK-NISMA.
Në këtë komunë janë numëruar 100% e votave, ku AAK-NISMA kanë fituar me 37.75%, e dyta renditet VV me 26.30% të votave, PDK e treta me 21.15% të votave.
rocesin e numërimit të votave dhe problemet teknike me platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare.
Radoniqi ka bërë të ditur se, pavarësisht përgatitjeve të bëra nga KQZ, sistemi nuk ka funksionuar siç ishte paraparë, duke pamundësuar transmetimin elektronik të rezultateve paraprake.
“Pas shumë përgatitjeve dhe testimeve që kemi bërë, gjithçka ishte gati që sot të transmetojmë rezultatet preliminare për subjektet politike ashtu siç kemi bërë edhe në të kaluarën. Por, për arsye se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë që t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike,” ka deklaruar Radoniqi.
Ai tha se votat janë të sigurta.
“Dua t’ju sigurojë që votat janë të sigurta, integriteti i votës është i sigurt.
Si rezultat, KQZ ka vendosur të mbledhë të dhënat manualisht nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të rezultateve, të cilat tashmë janë plotësuar pas numërimit të fletëvotimeve.
“Sigurojmë qytetarët e Kosovës se mostransmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare për subjektet politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet përfundimtare. Pasi t’i grumbullojmë në mënyrë manuale, do t’i publikojmë,” ka theksuar ai.
KQZ u ka kërkuar ndjesë qytetarëve për vonesën dhe ka siguruar se procesi i numërimit dhe publikimit të rezultateve po vazhdon me transparencë të plotë.
VV rreth 10% vota më pak, Kurti shpallë fitoren: Do ta formojmë Qeverinë e re
09 Shkurt 2025 | 23:19
Kryetari i VV;së, njëherit kandidat për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e mbajtura sot. Sipas rezultateve preliminare, VV ka rënie për rreth 10 përqind krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.
Kurti, tha Zzgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të ndershme. Ai tha se ata do ta formojnë qeverinë e re, shkruan Reporteri.net.
“Jemi të parët, dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mbarë dhe progresiste”
“Giithashtu kualicioni ynë fitues do ta formojë Qeverinë e re, Kurti 3”./Reporteri.net
Probleme në pikën grumbulluese në sallën “1 Tetori”, aktivizohet Policia
09 Shkurt 2025 | 23:18
Në Sallën “1 Tetori” është ndaluar pranimi i materialit sensitiv që ka ardhur nga Qendrat e Votimit për shkak se është bllokuar faqja e KQZ-së.
Në këtë pikë e cila është dhe grumbulluese e kutive të votimit, s’po bëhet ende pranimi i këtij materiali, shkaku i problemave teknike me platformën online të shpalljes së rezultateve preliminare.
Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se zyrtarët e KQZ-së ende nuk po e bëjnë pranimin e materialit senitiv me arsyetimin se nuk është bërë ende aktiv serveri i tyre.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Reporteri.net/9:37
Përfundon numërimi i votave në Junik e Malishevë: Fiton koalicioni AAK-NISMA
9:31
Numërohen 88.99 për qind të votave: VV e para me 41.07%, PDK e dyta me 22.19%, LDK e treta me 17.62%
9:21
Përfundon numërimi i votave në Obiliq: VV del e para, LDK e dyta
8:56
Numërohen 88.71 për qind të votave: VV e para me 41.13%, PDK e dyta me 22.04%, LDK e treta me 17.67%
8:45
Shpërndarja e deputetëve me rezultatet aktuale: VV 46 ulëse në Kuvend, PDK 25, LDK 20, AAK-NISMA 9
8:29
Në Istog garë e fortë për vendin e parë mes VV-së e LDK-së
8:11
AAK e NISMA fitojnë në Deçan, Junik e Malishevë
7:43
PDK fitore bindëse në Skenderaj e Drenas
7:30
Mbi 91% e votave të numëruara: Vetëvendosje e para në Prizren, PDK e dyta
7:17
Mbi 94% e votave të numëruara në Prishtinë: VV e para me 46.80%, LDK e dyta me 25.54%
7:02
Numërohen mbi 88 përqind e votave: VV e para me 41.29, PDK e dyta me 21.83%, LDK e treta me 17.75%
0:31
“Baba, baba”, Albin Kurti pritet me brohoritje në sheshin e Prishtinës – përçmon PDK’në e LDK’në
0:14
Stavileci: PDK-ja forca e dytë në vend, shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie
0:14
Prokuroria Speciale thotë se nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve për ndërhyrje në faqen e KQZ’së
23:54
Në platformën e KQZ-së publikohen rezultate të reja: LVV 41.99% , PDK 22.68%, LDK 17.90%
23:41
Abdixhiku del me rezultate të vetat: VV e para me 39.88%, e dyta PDK me 21.84% dhe LDK e treta me 18.14%
23:39
Votimi në orët e vona në Pulmologji, QKUK: Organizimin e bën KQZ-ja, jo ne
23:38
Rezultatet zgjedhore, Presidentja del me reagim: KQZ ka konfirmuar se ka dështuar softueri – çdo votë të numërohet saktë
23:32
Sonte s’ka rezultate preleminare, KQZ heq dorë nga publikimi i tyre live, do të shpallen manualisht
23:25
Problemet me sistemin, Radoniqi: Dua t’ju siguroj që votat janë të sigurta
23:19
VV rreth 10% vota më pak, Kurti shpallë fitoren: Do ta formojmë Qeverinë e re
Të ngjashme
Fokus
Numërohen 88.99 për qind të votave: VV e para me 41.07%, PDK e dyta me 22.19%, LDK e treta me 17.62%
Zgjedhjet 2025
Përfundon numërimi i votave në Obiliq: VV del e para, LDK e dyta
Fokus
Numërohen 88.71 për qind të votave: VV e para me 41.13%, PDK e dyta me 22.04%, LDK e treta me 17.67%
Zgjedhjet 2025
Shpërndarja e deputetëve me rezultatet aktuale: VV 46 ulëse në Kuvend, PDK 25, LDK 20, AAK-NISMA 9
Zgjedhjet 2025
Në Istog garë e fortë për vendin e parë mes VV-së e LDK-së
Fokus
AAK e NISMA fitojnë në Deçan, Junik e Malishevë
Zgjedhjet 2025
PDK fitore bindëse në Skenderaj e Drenas
Zgjedhjet 2025
Mbi 91% e votave të numëruara: Vetëvendosje e para në Prizren, PDK e dyta
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
Kontakti
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.