Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Izet Sadiku, ka zhvilluar takime me banorët e Hajvalisë, ku ka theksuar nevojën për ndryshim dhe mbështetjen e madhe që po merr LDK-ja në këtë proces zgjedhor.
Sadiku ka shprehur bindjen se LDK është partia me vizionin dhe përkushtimin e duhur për t’u shërbyer qytetarëve të Kosovës. Ai ka theksuar se me një drejtim të ri dhe të vendosur, vendi mund të ecë drejt një të ardhmeje më të mirë.
“Banorët e Hajvalisë po e dëshmojnë se vendit i duhet ndryshimi, duke mbështetur LDK-në, partinë që ka vizion dhe përkushtimin për të shërbyer qytetarëve të Kosovës,” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Në takime me banorët e📍Hajvalisë, po e dëshmojnë se vendit i duhet #ndryshimi, duke mbështetur LDK, partinë që ka vizion dhe përkushtimin për t’u shërbyer qytetarëve të Kosovës. 🇽🇰
Me një drejtim të ri, të vendosur dhe të qartë realizojmë ndryshimin që duam për të ardhmen prosperuese të vendit tonë.
Bëhu ndryshimi! ✌️
124 LDK✅
Lumir Abdixhiku 1✅
Izet Sadiku 35✅
#LDK124 #RrugaERe #BëhuNdryshimi #LumiAbdixhiku1 #IzetSadiku35