Sot rreth orës 15:30, një zjarr ka përfshirë një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për GazetaDemos dhe ka dhënë detaje lidhur me ndërhyrjen e ekipeve emergjente.
”Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e zjarrfikësve dhe policisë kanë dalë në vendngjarje për të menaxhuar situatën”, tha Ahmeti për Demos.