Kandidati i AAK-së për deputet, Rasim Selmanaj, është takuar me ish-veprimtarin dhe njëherit ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, shkruan Gazeta Demos.
Selmanaj ka bërë të ditur se Krasniqi është votuesi më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe se në zgjedhjet e 9 shkurtit po përkrah fuqishëm AAK-në me kryeministrin në ardhje, Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
FLORIN KRASNIQI
Votuesi ma i ri i Aleancës, Florin Krasniqi, ish veprimtar e ish deputet i VV-së, në përkrahje të fuqishme te Kosovës fituese me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Rasim Selmanaj 110