Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Izet Sadiku, ka vizituar sot Tregun me Shumicë në Prishtinë, ku është takuar me bizneset dhe ka dëgjuar nga afër sfidat e tyre.
Sadiku theksoi rëndësinë e mbështetjes së qeverisë për zhvillimin e sektorit privat, duke u zotuar se gjatë qeverisjes së LDK-së do të përmirësohen kushtet për këto biznese.
“Biseduam për nevojat e bizneseve, të cilat janë themelore për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Gjatë qeverisjes tonë, do të sigurojmë mbështetje nga qeveria për të përmirësuar kushtet për këto biznese,” shkroi Sadiku.
Postimi i plotë:
Sot vizitova Tregun me Shumicë në Prishtinë.
Biseduam për nevojat e bizneseve, të cilat janë themelore për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Gjatë qeverisjes tonë, do të sigurojmë mbështetje nga qeveria për të përmirësuar kushtet për këto biznese.
LDK është gjithmonë në mbështetje të sektorit privat, që është kyç për rritjen e ekonomisë.
Bëhu ndryshimi! ✌️
124 LDK✅
Lumir Abdixhiku 1✅
Izet Sadiku 35✅
#LDK124 #RrugaERe #BëhuNdryshimi #LumiAbdixhiku1 #IzetSadiku35