Presidentja e organizatës së grave të Partive Popullore Evropiane, Rozalia Biro, ka dalë në mbështetje të kandidates për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu.
Kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Evropiane ka thënë se Lushaku-Sadriu ka inicuar dhe zbatuar reforma të rëndësishme në arsim.
Ajo ka kërkuar që të votohen dhe mbështeten lidere të forta si Jehona.
“I inkurajoj të gjithë të votojnë dhe të mbështesin lidere të forta si Jehona. Ajo ka inicuar dhe zbatuar reforma thelbësore në arsim me një vlerë të shtuar të lartë për fëmijët, familjet dhe shoqërinë gjithashtu.”
“Ajo ka vizionin dhe përvojën dhe vendosmërin për të vazhduar këto reforma dhe për të sjellë një ndryshim të vërtetë.”
Më tej, ajo ka nënvizuar duke thënë “jam krenare që qëndroj përkah saj dhe i jap mbështetjen time të plotë”.
Për më shumë, shikojeni videon e plotë: