Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Izet Sadiku, ka zhvilluar një vizitë në bizneset lokale të Hajvalisë, ku është njohur nga afër me kushtet e operimit, sukseset dhe sfidat me të cilat përballen sipërmarrësit e zonës.
Sadiku theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat përmes mbështetjes institucionale.
“Qëllimi ynë është fuqizimi i këtyre bizneseve përmes mbështetjes institucionale, duke krijuar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat,” shkroi ai.
Postimi i plotë:
Vizitë tek bizneset në 📍Hajvali, për të parë nga afër kushtet me të cilat operojnë, sukseset që kanë arritur dhe sfidat me të cilat përballen.
Qëllimi ynë është fuqizimi i këtyre bizneseve përmes mbështetjes institucionale, duke krijuar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat.📈
Bëhu ndryshimi! ✌️
124 LDK✅
Lumir Abdixhiku 1✅
Izet Sadiku 35✅
#LDK124 #RrugaERe #BëhuNdryshimi #LumiAbdixhiku1 #IzetSadiku35